Me këta ‘koshat europianë’ shkojmë në BE”, Korreshi nga Tërbufi: Belinda, zonën që tregove bukuritë e kanë mbyt…
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar përmes një videoje gjendjen katastrofike të infrastrukturës dhe pastërtisë në zonën e Tërbufit, në Bashkinë e Divjakës. Pamjet tregojnë një realitet të hidhur braktisjeje, ku mbeturinat, kanalet e bllokuara dhe shtyllat e tensionit të rrezikuara dominojnë peizazhin. Denoncimi nis pranë vendit të quajtur “Tre Urat”, në rrugën që të çon drejt Tërbufit. Vëmendja e parë tërhiqet nga koshat e mbeturinave, të cilët ironizohen nga Korreshi si “europiane”, ndërsa janë të improvizuar me tela dhe të tejmbushur. Sipas deputetit, e gjithë zona është “mbytur nga plehrat dhe papastërtia”. Gjendje alarmante paraqesin edhe kanalet kulluese, të cilat janë plotësisht të bllokuara nga bimësia e dendur dhe kallamishtet, duke e bërë të pamundur funksionimin e tyre dhe duke rritur rrezikun e...
Burimi:
sot.com.al