Më e shtrenjta në rajon”/ Tabaku në Parlament: Çmimet e naftës po rëndojnë xhepat e qytetarëve
“Më e shtrenjta në rajon”/ Tabaku në Parlament: Çmimet e naftës po rëndojnë xhepat e qytetarëve Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se po bashkëpunon me oligopolet për të mbajtur çmimet e larta të karburanteve, duke rritur barrën ekonomike mbi qytetarët. Ajo theksoi se masat e propozuara për uljen e akcizës janë të vonuara dhe nuk adresojnë problemin thelbësor të modelit ekonomik të vendit. “Nafta mund të bjerë në bursat ndërkombëtare, mund të bjerë në rajon, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë sepse sistemi e favorizon këtë model. Mbi 60% e çmimit të karburantit janë taksa, dhe një pjesë e madhe vjen nga taksa e qarkullimit, që është rritur me 20 lekë krahasuar me vitin 2013 dhe i kushton...
Burimi:
sot.com.al