Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

Mazhoranca socialiste është e vendosur që të mos lejojë drejtësinë të pezullojë një ministër nga detyrat qeveritare. Për këtë arsye, Kryeministri Rama lajmëroi se të hënën do të bëhen publike ndryshimet ligjore, të cilat, sipas burimeve, do t’i japin mbrojtje organeve demokratike kushtetuese në vend në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 242. Pasi të depozitohen këto ndryshime, Rama do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në takimin e parë të “Bordit të Paqes” më 19 shkurt, me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump. “Do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për tu anëtarësuar”, tha Rama. Shefi i qeverisë nuk la...