Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!
Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë, më 22 janar, seancën plenare publike për shqyrtimin e ankimit të Kryeministrit lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Si subjekte të interesuara në këtë çështje morën pjesë dhe paraqitën argumentet dhe kërkesat e tyre Këshilli i Ministrave, Kuvendi, Presidenca dhe SPAK, ndërsa GJKKO vendosi të mos marrë pjesë në proces. Pas dakordësimit për administrimin e provave të paraqitura, Gjykata Kushtetuese vendosi mbylljen e seancës dhe njoftoi se data dhe ora e shpalljes së vendimit do të bëhen të ditura në vijim. Palët në proces qëndruan në të njëjtat argumente të paraqitura gjatë seancës plenare. SPAK kërkoi rrëzimin e kërkesës...
Burimi:
javanews.al