Mbyllet protesta e opozitës/ Berisha premton rikthim: Rinisim tubimet në fillim të vitit të ri

Mbyllet protesta e opozitës/ Berisha premton rikthim: Rinisim tubimet në fillim të vitit të ri

Lideri i opozitës, Sali Berisha, njoftoi se protestat e opozitës do të rinisin pas vitit të ri. Në fjalën e tij mbajtur në Foltoren e improvizuar para kryeministrisë, Berisha tha se rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. “Opozita do të fillojë protesta pa asnjë diskutim. Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri.     Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë. Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar. Bulevardi është...