Mbyll sot vizitën në Izrael, Rama: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë

Mbyll sot vizitën në Izrael, Rama: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të gjatë pas përfundimit të vizitës së tij në Izrael, duke e cilësuar atë si një ditë kyçe për Shqipërinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-izraelite. Në postimin e publikuar në Facebook, Rama ka shpërndarë fotoalbumin e vizitës, si fjalën e plotë të mbajtur në Parlamentin e Izraelit, ku Shqipëria, sipas tij, u vendos “në piedestalin e respektit më të lartë”, siç thot ai. Rama shpreh mirënjohje për nderimin e bërë dhe thekson se vlerësimi nuk i përket atij personalisht, por Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Kryeministri vë në dukje rolin unik të Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, duke rikujtuar se vendi ynë ishte i vetmi në Europë që doli nga Lufta e Dytë Botërore pa dorëzuar...