Mbledhja e kryesisë së PS-së, e pranishme edhe Belinda Balluku
Kreu i qeverisë, Edi Rama, këtë të martë ka mbledhur Kryesinë në selinë e PS-së. Takimi nisi në orën 09:00 ndërsa e pranishme në mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga Rama disa ditë më parë nga posti i zëvendëskryeministres dhe i ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës. Në fokus të mbledhjes së sotme do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS. Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave. “Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave“, njoftoi Presidenca...
Burimi:
vizionplus.tv