Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Pas qëndrimeve të Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar socialist, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili akuzon mazhorancën për zvarritje të qëllimshme të procesit dhe përpjekje për të penguar drejtësinë. Në një deklaratë publike, Bardhi shprehet se mazhoranca po kërkon kohë shtesë me justifikimin e hartimit të një raporti nga deputetët socialistë. Sipas tij, çështja përbën një test për Shqipërinë në raport me Bashkimin Europian. “Integrimi nuk matet me fjalime, por me akte që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, thekson ai. Në përfundim, Bardhi bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar më 28 shkurt në orën 18:00, duke e cilësuar atë si “ditën kur frika e pushtetit do të përballet me...