Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale
Sot më datë 19 dhjetor 2025, u nënshkrua marrëveshja, për aktivitetin “Smart City Albania”. Kështu, do të nisë zbatimi i projektit për instalimin e një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente, i cili do ta rendisë Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë edhe në këtë drejtim, duke sjellë standarde të larta monitorimi të rrugëve të qyteteve, shkollave dhe mjediseve të tjera publike. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij deklaroi se sistemi do të mbulojë 20 qytetet më të mëdha të vendit, duke sjellë siguri në rrugët e vendit. Ai tha se askush nuk mund të bëjë më keq në rrugët e Shqipërisë. “Përpara pak kohësh isha në Jordani, një vend me numër të lartë refugjatësh, një vend jo me pasuri të krahasueshme me...