“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Presidenti Begaj ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.
Burimi:
javanews.al