Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje

Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje

Pas gati 12 orësh debat, maxhoranca socialiste ka miratuar me 85 vota pro aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit si dhe ndryshimet në dy ligje të Reformës në Drejtësi, të cilat kërkonin shumicë të cilësuar votash. Megjithë mungesën e kryeministrit Rama, socialistët përfituan edhe nga votat e Partisë Social Demokrate për të kaluar kufirin e 84 votave të nevojshme. Me 85 vota gjithashtu u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Penal, por në këtë pikë deputeti socialist Erion Braçe u përball sërish me kreun e grupit të tij Taulant Balla, me të cilin kishte debatuar më herët gjatë debatit për aktin normativ të buxhetit. Braçe propozoi një ndryshim në Kodin Penal për të dënuar me gjobë ose burg ata që u shesin produkte të...