Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Matufët e majtë qajnë se narkodiktatori i paligjshëm Maduro u përzunë në mënyrë të ligjshme si qen nga Trump!
Nga Petrit Vasili Media dhe matufër të majtë po na flasin kaq shumë për gjoja shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Presidentit Trump me rastin e shkuljes nga pushteti të Maduros. Matufër të tjerë të majtë në mënyrë mjeruese po na flasin për interesa ekonomike amerikane në Venezuelë për të zbehur veprimin historik të Amerikës ndaj një diktatori maskara dhe kriminel si Maduro. Por asnjë prej matufëve të majtë nuk po na flet për rrëmbimin mafioz dhe kriminal te pushtetit përmes dhunës ekstreme në zgjedhje nga Maduro dhe burgosjes së kundërshtarëve politike, që janë detyruar të largohen nga vendi. Pra zemra, esenca dhe thelbi i sistemit demokratik, që janë zgjedhjet e lira u shkul në mënyrë të paligjshme nga Maduro. Aq e vërtet është...