“Maskat ranë”, ministrja Koçiu për protestën e opozitës: Objektivi i vërtetë i kësaj dhune, dëmtimi i ekonomisë shqiptare dhe sabotimi i turizmit

“Maskat ranë”, ministrja Koçiu për protestën e opozitës: Objektivi i vërtetë i kësaj dhune, dëmtimi i ekonomisë shqiptare dhe sabotimi i turizmit

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu e ka quajtur protestën e sotme të PD si një objektiv të Sali Berishës dhe familjes së tij për të mbajtur peng Shqipërinë. Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu shprehet se në këtë protestë u vërtetua “se objektivi i vërtetë i kësaj dhune është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin tonë më të mirë”. “Maskat ranë përfundimisht. Sot u shfaq hapur dhe pa asnjë dritëhije objektivi i vetëm i Sali Berishës dhe familjes së tij: mbajtja peng e Shqipërisë për llogaritë e tyre personale. Ajo që pamë në rrugët e Tiranës nuk ishte një protestë demokratike, por...