Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

Ish kreu i Shërbimit Infomativ (SHISH), Fatos Klosi thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka përgjegjësi kryesore për 4 vrasjet në bulevard, më 21 janar 2011. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Klosi u shpreh se gjithçka ishte e planifikuar dhe se askush nuk guxonte të jepte urdhër për të shtënë, përveç Berishës. “Nuk ka siguri për ta, se po vonohet tani, e di SPAK, ne flasim nga jashtë. Nuk është kollaj në një vend ku nuk ka ekzistuar një situatë e tillë si SPAK, të ishte i lirë të vendoste vetë. Vetë ngjarja e 21 janarit ka treguar që edhe nëse prokuroria diçka tentoi atë ditë, dha disa urdhër arreste për gardën, kryeministri nuk i miratoi dhe nuk i dha. Nuk duhet t’i...