“Marsida Xhaferllari pengon drejtësinë”, akuza e fortë e Kalasë: Gjykata Kushtetuese në duart e pazareve të Ramës
Akuza të rënda janë ngritur mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, teksa ngrihen pretendime mbi një skemë mirëfilltazi presioni dhe përdorimi të gjyqtarëve për të ekzekutuar urdhra politikë që vijnë nga ekzekutivi. E ftuar në një emision televiziv, avokatja Adriana Kalaja atakoi figura të njohura të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat dyshohet se veprojnë si “leva” në duart e kryeministrit Edi Rama. Teksa iu referua çështjes së liderit demokrat Sali Berisha në Këshillin e Mandateve, Kalaja tha se ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka luajtur një rol kyç duke siguruar kuorumin e nevojshëm për mbledhjen, e cila u refuzua nga opozita. Më tej, në vendimmarrjen kundër zotit Berisha, pjesë ishte edhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Përjashtimi i saj nga çështja...
Burimi:
sot.com.al