Marshimi i opozitës, reagon sërish Koçiu: Përpjekje për të nxirë imazhin e Shqipërisë
Ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu ka reaguar sërish në lidhje me protestën e opozitës, duke deklaruar se “ajo që po bën opozita nuk është më një aksion politik, por sulm i hapur ndaj stabilitetit të vendit”. Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu shkruan se kjo protestë vërtetoi se objekti ishte dëmtimi i ekonomisë shqiptare. Sipas saj, protesta ishte për llogari personale të Sali Berishës, që siç thotë ajo mban peng Shqipërinë. “U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin tonë më të mirë. Maskat ranë përfundimisht. Sot u shfaq hapur dhe pa...
Burimi:
sot.com.al