Marrëzia opozitare përvëlon ish-vilën e Enver Hoxhës me njerëz brenda

Marrëzia opozitare përvëlon ish-vilën e Enver Hoxhës me njerëz brenda

U duk se do kalonte e qetë protesta e radhës së opozitës, sidomos pas precedentit të rëndë të molotovëve dhe gazit lotsjellës në oborrin e Namazgjasë, por jo. Duke i qëndruar besnike marrisë së saj zjarrvënëse, përcjellëse e delikuencës mendore të Berishës, molotovët kësaj here u drejtuan drejt ish-vilës së Enver Hoxhës, orej muajsh një lloj pikëkatakimi artistësh nga bota, duke tmerruar ata që ndodheshin brenda, pikërisht të tillë, mbledhur për një aktivitet. Më saktë, siç raportohet, brenda kanë qenë tre persona personel dhe shtatë artistë të huaj. Dhe kësaj çmendurie i ka vënë vulën vetë Berisha, duke deklaruar, marrëzishëm, siç është karakteristike për të:  “Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale, mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit...