Marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, ministri Nufi takon në Romë homologun e tij italian
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u mikprit nga homologu i tij, Guido Crosseto. Përgjatë takimit, të dyja palët ri-konfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri Nufi vuri theksin te rëndësia e partneritetit të ngushtë dhe të veçantë me Italinë, veçanërisht në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në hapësirën Adriatiko-Joniane, në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore – rajone ku vendi ynë vijon të kontribuojë aktivisht në mbrojtjen kolektive të Aleancës. Të dy ministrat nënvizuan se Shqipëria dhe Italia po intensifikojnë bashkëpunimin e tyre strategjik në fushën e mbrojtjes. Ky hap pason marrëveshjen e nënshkruar mes shoqërisë shtetërore “KAYO” dhe kompanisë së mirënjohur...
Burimi:
javanews.al