Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

Ylli Manjani ka ironizuar dakortësinë e opozitës për pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në Bordin e Paqes për Gazën, pas ftesës së Presidentit Trump. Në një postim në profilin e tij, Manjani shprehet që “tani që edhe PD është dakord me anëtarësimin e Ramës te Bordi i Paqes, qeveria le ta paguajë edhe tarifën 1 miliardëshe. Ta kemi anëtarësim të përhershëm, d.m.th…” Ironia e Manjanit ka të bëjë me qëndrimet kontradiktore të opozitës në raport me kryeministrin Rama, ndërkohë që nga prania e Shqipërisë në Bordin e Paqes, siç është bërë e ditur deri më tani, nuk do të ketë asnjë shpenzim financiar.