Malltezi: Irena Gjoka ka ankimuar dënimin në gjykatën e Athinës, si e paska harruar dënimin në Janinë?

Malltezi: Irena Gjoka ka ankimuar dënimin në gjykatën e Athinës, si e paska harruar dënimin në Janinë?

Pas publikimit të letrës së gjyqtares me 3 mbiemra, Irena Gjoka-Shpata-Maneku, ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi. Me një reagim në rrjetet sociale, Malltezi ironizon deklarimet e gjyqtares, e cila ka deklaruar në letrën e saj, se nuk kishte dijeni për vendimin e dënimit të saj. Por ai shkruan se, si ka mundësi që gjyqtarja nuk kishte dijeni për dënimin e saj, kur atë dënim të gjykatës së Janinës, e ka ankimuar në gjykatën e Athinës. ‘Irena Gjoka paska deklaruar ‘Nuk e dija që isha dënu’, por prap ‘harron’ se ka bo ankim në Gjykatën e Athinës për atë gjë. Plus ‘harroi’ me deklaru në formular edhe procedimin edhe që ju refuzu hyrja Greqi e lëshoi prokurë për 2 ekspulset’, shkruan Jamarbër Malltezi duke publikuar edhe...