Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Maduro ‘non grata’, PD ëndërron rrëzimin e Ramës/ avokati: SHBA shpëtoi Shqipërinë në 1997 nga ‘grushti i shtetit’ i Berishës
Rrëzimi i Presidentit të Venezulës, Nikolas Maduro, ka ngjallur një shpresë të re tek demokratë, e veçanërisht te Sali Berisha, në betejën e tyre kundër Edi Ramës. Avokati Idajet Beiqir, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, vuri në dukje një paralelizëm mes Maduros dhe Sali Berishës, duke theksuar se veprimet e Berishës në vitin 1997 dhe më pas, përfshirë krimet dhe korrupsionin masiv, kishin rrezikuar stabilitetin e Shqipërisë dhe kishin bërë të domosdoshme ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur rendin dhe demokracinë. Beiqir tha se ndërhyrja ndërkombëtare, si në Venezuelë ashtu edhe në Shqipëri, është një sinjal i qartë se krimi dhe korrupsioni nuk mund të pranohen dhe se aktorët politikë përgjegjës për dhunë dhe keqadministrim nuk mund të lirohen...