Maduro në prangat amerikane/ Minxhozi: As narkotikët, as nafta, SHBA-në e shqetëson ndikimi i Kinës në Venezuelë…

Maduro në prangat amerikane/ Minxhozi: As narkotikët, as nafta, SHBA-në e shqetëson ndikimi i Kinës në Venezuelë…

Analisti Skënder Minxhozi thotë se veprimet e Donald Trump nga lufta kundër narkotikëve te tarifat ndaj Meksikës, Kanadasë dhe presioni mbi Panamanë tregojnë një vijimësi të qartë në politikën e tij të jashtme. Sipas tij, përplasja me Venezuelën është pjesë e një vizioni më të gjerë që ndërthur Doktrinën Monroe me politikën e tarifave, të cilat Trump synon t’i zbatojë plotësisht deri në vitin 2026. Minxhozi thekson se në rastin e Madurës çështja nuk lidhet as me narkotikët dhe as me naftën, por me praninë dhe ndikimin e Kinës. “ Ka një vazhdimësi që ka nisur me luftën kundër narkotikëve. Kur Trump kërcënoi Meksikën dhe Kanadanë me tarifa, e bëri këtë për shkak të kalimit të fentanilit, ndërsa Meksika mbetet shteti kryesor i tranzitit të...