Lufta në Lindjen e Mesme, Rama takim online me ambasadorët shqiptarë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në Lindjen e Mesme, atje ku situata është mjaft e tensionuar gjatë ditëve të fundit pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit mbi Iran. Siç dëgjohet edhe në komunikimin mes kryeministrit Rama dhe ambasadorëve në fokus të diskutimit janë siguria e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendet e Lindjes së Mesme. Postimi i Ramës: Kujtojmë që prej mëngjesit të ditës së shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një ofensivë ajrore ndaj Iranit ku mbeti i vrarë edhe Ajatollahu Ali Khamenei, ndërkohë që edhe Irani është kundërpërgjigjur duke goditur disa baza ushtarake
Burimi:
vizionplus.tv