Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Në shënimet e tij të javës në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te situata në Lindjen e Mesme dhe siguria e qytetarëve që ndodhen në zonat e konfliktit. Ai tha se situata mbetet e ndërlikuar dhe është e vështirë të parashikohet fundi i ofensivës SHBA-Izrael, që sipas kryeministrit, nisi me plotë të drejtë. Rama u shpreh se përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet vendase. Sa i përket fluturimeve, ai theksoi se mbetet një sfidë për të gjithë. “Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu...