“Lufta ndaj tij thelbësore për integrimin! Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon integritetin ekonomik dhe besimin e qytetarëve
silvio gonzato TIRANË- Delegacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri ka zhvilluar këtë të mërkurë një konferencë me përfaqësues të partive politike, studiues, anëtarë të komunitetit diplomatik dhe të shoqërisë civile, ku në fokus ishte lufta kundër krimit të organizuar. Pas konferencës, OSBE deklaroi se krimi i organizuar mbetet një kërcënim i madh për ekonominë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet në Shqipëri. Sipas OSBE-së, kjo kërkon një fokus më të fortë në parandalim përveç përgjigjeve të drejtësisë penale. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e bllokimit të depërtimit të krimit në ekonominë e ligjshme. Lidhur me këtë, ai përmendi masa si heqja e licencave, kontrolli i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe vendosja e sanksioneve në nivel vendor. “Bllokimi i qasjes së krimit...
Burimi:
zeri.ai