Lubonja: Gjykata Kushtetuese po ‘luan volejboll’ me Ramën për Ballukun
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë komentoi zvarritjen e procesit “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend. Lubonja u shpreh se Kushtetuesja me shtyrjen e vendimit tregon se “po luan volejboll”me kryeministrin Rama, teksa ky i fundit po del si “regjisori i kësaj shfaqjeje”. “Këtu është problemi çfarë u dikton banda anëtarëve të vet. Ka qenë ditë testi për të gjithë zhurmën e madhe të reformës së drejtësisë. Që po bën pastrimin e Shqipërisë nga korrupsioni. Ky është testi përfundimtar, që drejtësia ka qenë me regji, që Rama thotë do prekim të paprekshmit. I paprekshmi jam vetëm unë. Sulmoi dhe opozitën me këtë rast. Kur vjen puna, se ky është regjisori, pyetja e madhe që ngrihet, kush është...
Burimi:
syri.net