Lorenc Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

Lorenc Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emisionin ku po diskutohej mbi situatën e Partisë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit, tha se një lëvizje e tillë nuk duhej të sulmohej, por të përqafohej si një linjë zyrtare e partisë.Sipas Vangjelit, Sali Berisha është shndërruar në një “nyjë të dyfishtë”: nga njëra anë pengon PD-në, ndërsa nga ana tjetër e mban paradoksalisht të bashkuar.Berisha, tha Vangjeli, e ka shndërruar partinë në një ndërtesë “Airbnb”, ku dhomat nuk jepen për vizitorë, por shpërndahen si zyra për ambicie të vogla. “Nëse do të kishte pasur më tepër logjikë brenda përbrenda partisë një lëvizje  e tillë nuk duhej të sulmohej, por duhej të përqafohej dhe të bëhej gati gati një linjë zyrtare e partisë. Është  një shkrepëse e...