LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, lexoi në seancën plenare raportin rekomandues të përfaqësuesve të opozitës të Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Ai kërkoi që Kuvendi të votojë por heqjes së imunitetit dhe t’i hap rrugën drejtësisë për të vijuar hetimet. Bylykbashi tha se ruajtja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku do të përbënte një goditje për integrimin e vendit dhe vetë reformën në drejtësi. Bylykbashi theksoi gjithashtu se vendimet e Kuvendit duhet të mbrojnë interesin publik, reputacionin e Parlamentit, të mos pengojnë drejtësinë dhe të respektojnë kompetencat e sistemit gjyqësor. “Ruajtja e imunitetit në këtë rast është cenim i barazisë para ligjit, që është vetë thelbi i shtetit të së drejtës. Sot është rruga që ky Parlament...