LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’
Ka qenë Ulsi Manja ai i cili ka lexuar një përmbledhje të raportit për Belinda Ballukun, ku ka shprehur qendrimin zyrtar të socialistëve për kërkesën e SPAK. Në fjalën e tij për raportin rekomandues, Manja tha se falenderon kolegët në Këshillin e Mandateve për seriozitetin dhe përgjegjësinë që është trajtuar çështja. “Sot jemi përpara një realiteti të ri juridik dhe institucional. Deputetja Belinda Balluku nuk ushtron më funsonin si ministre për shkak të ndryshimeve të qeverisë. Por kërkesa për ashpërsimin e masës mbetet hipotetike. Pra arratisja, prishja e provave etj. Në vend të një procesi të drejtë e kemi parë këtë çështje në një tribunal mediatik dhe politik, standard që bie ndesh me shtetin e së drejtës. Ne duhet të ndajmë zhurmën publike nga faktet....
Burimi:
javanews.al