Lirohen 14 protestuesit e PD, Prokuroria kërkoi masa më të forta sigurie, Gjykata refuzoi

Lirohen 14 protestuesit e PD, Prokuroria kërkoi masa më të forta sigurie, Gjykata refuzoi

14 protestues që u arrestuan nga policia e Tiranës, gjatë protestës së Partisë Demokratike më 10 shkurt, u lanë në detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës. Të premten, Dhoma Penale liroi edhe shtatë të mitur që kishin përfunduar në qeli për gjashtë vepra penale: “goditja për shkak të detyrës”, “plagosja e rëndë me dashje”, “prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Nga protesta e opozites, u lënduan nga molotovët 19 policë në krye të detyrës, një qytetar si dhe deputeti demokrat, Bledion Nallbati.