“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor
Freedom House ka publikuar raportin “Liria në Botë 2026”, ku vlerëson nivelin e lirive dhe demokracisë në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas raportit, Shqipëria ka bërë progress me 1 pikë krahasuar me një vit më parë, duke u renditur me 69 pikë nga 100, si dhe duke ruajtur një status relativisht të qëndrueshëm në aspektin demokratik. Freedom House thekson se vendi konsiderohet si pjesërisht i lirë, teksa nënvizon se ka një histori zgjedhjesh konkurruese, por vuan nga polarizimi politik dhe dominimi i partive të organizuara rreth figurave kryesore. Raporti vlerëson se liria fetare dhe ajo e tubimit në përgjithësi respektohen, megjithatë korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme serioze. Në këtë drejtim, nënvizohet se qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa për të luftuar korrupsionin, veçanërisht...
Burimi:
javanews.al