“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake
Ndryshimet në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë janë botuar nw Fletoren Zyrtare, duke forcuar rregullat për eksportet dhe tranzitin e tyre. Ndryshimet synojnë përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me rregulloren e Bashkimit Europian për kontrollin e eksporteve, duke vendosur standarde më të rrepta për monitorimin e këtyre mallrave. Në fokus janë të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe ushtarake, përfshirë teknologji që lidhen me armët bërthamore, kimike apo biologjike. Ligji i ri parashikon që çdo eksport i këtyre mallrave të bëhet vetëm me licencë, ndërsa autoritetet do të kryejnë një vlerësim të detajuar të riskut për çdo rast. Licencat mund të refuzohen...
Burimi:
javanews.al