“Lësho Ballukun”, Kalaja zbulon: SHBA i jep afat Ramës deri më 26 mars për transparencë mbi ‘kullat e drogës’

“Lësho Ballukun”, Kalaja zbulon: SHBA i jep afat Ramës deri më 26 mars për transparencë mbi ‘kullat e drogës’

Në një intervistë televizive, drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partia Demokratike, Aulon Kalaja, deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje mes integrimit europian dhe mbrojtjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Ramës i janë kërkuar dy gjëra në Bruksel: të distancohet nga Balluku si provë e vazhdimësisë së reformës në drejtësi dhe të shmangë përplasjet me gjyqtarët lidhur me çështjen e pagave, pasi këta kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit. Kalaja paralajmëroi se në të kundërt mund të vihet në pikëpyetje integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se tre muajt e ardhshëm janë vendimtarë, ndërsa përmendi edhe kërkesën e SPAK për ashpërsim të masës ndaj Ballukut. Sipas tij, Rama po “lufton precedentin”, duke tentuar të shmangë pasoja të mundshme...