“Legena”/ Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka dhe Boçi u kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni hapur luftë

“Legena”/ Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka dhe Boçi u kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni hapur luftë

Pasi Sali Berisha u lëndua nga spray gjatë protestës, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë. Dy demokratët kanë fajësuar efektivët e policisë, lidhur me incidentin që i ndodhi Sali Berishës gjatë protestës. “Si e mban këtë uniformë. Burracakë, legena“-u shpreh Boçi drejtuar policëve. “Jeni shndërruar në një bandë. Pse funksiononi si bandë, nuk funksiononi si institucion kushtetues. Keni marrë urdhër, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës. Jo të gjithë ju, po një nga ju. E kemi të filmuar, do e paguani. Do ta paguani shtrenjtë. Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar. Atij i shërbeni. Nuk e ka të gjatë sepse nuk mund të rrijë më ky kriminel në krye të qeverisë. Hoqët një narkotrafikant,...