Le Point: Porti i Durrësit, qendër e madhe e pastrimit të parave në qiell të hapur

Le Point: Porti i Durrësit, qendër e madhe e pastrimit të parave në qiell të hapur

Pavarësisht se raportet ndërkombëtare e vlerësojnë portin e Durrësit si një pikë kyçe për trafikun e kokainës, ka një mungesë të gjatë sekuestrimesh të substancave narkotike në këtë zonë. Ky kontrast u bë objekt bisede gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama për revistën prestigjioze franceze “Le Point”. Gjatë intervistes, gazetarja vuri në dukje shqetësimin e Bashkimit Evropian lidhur me efikasitetin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ajo e cilësoi portin e Durrësit si një qendër të madhe për qarkullimin e parave të pista në qiell të hapur. Lidhur me këtë temë, gazetarja Anne Nivat e ka pyetur kryeministrin se cili është reagimi i tij përkundrejt këtij perceptimi që kanë zyrtarët evropianë mbi Portin e Durrësit. “Këto lloj pretendimesh të pabazuara,...