Largimi i Babaramos nga puna, Spahia: Tregon monizmin informativ të qeverisë
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit të gazetarit Ilir Babaramo nga Report TV, vetëm e vetëm se tha live në ekran, se Edi Rama nuk kishte bërë asgjë në 10 vite qeverisje. ‘Kur një gazetar largohet me urdhër shteti, humbësi i vërtetë nuk është vetëm gazetari por çdo qytetar’, shkruan Spahia, dhe sipas tij ‘qëllimi është krijimi i një monizmi informativ ku ekziston vetëm e vërteta e ‘Udhëheqësit’. Reagimi i deputetit Bardh Spahia: Nuk mund të ketë gazetari të lirë kur ekrani kontrollohet nga zyra e Kryeministrisë.Solidaritet me Ilir Babaramon! Turp për ata që shiten e blihen me paratë e taksapaguesve! Kjo nuk është hera e parë që zërat që nuk bëjnë kompromis fshihen nga skena, përjashtohen nga konferencat apo kërcënohen.Qëllimi është...
Burimi:
sot.com.al