LAPAJ NUK BESON TE PROTESTAT TURISTIKE

LAPAJ NUK BESON TE PROTESTAT TURISTIKE

Adriatik Lapaj deklaroi pas protestës së Partisë Demokratike dhe fjalimit të Sali Berishës, se beteja kundër kryeministrit Edi Rama nuk fitohet me protesta simbolike apo të përkohshme. Lapaj u shpreh se lëvizja që ai përfaqëson ndodhet prej 65 ditësh në protestë të pandërprerë dhe se që në fillim ka kërkuar një bashkim qytetar, pa logo dhe simbole partiake, vetëm me flamurin kombëtar. Sipas tij, nevoja për të rrëzuar qeverinë dhe për të demokratizuar vendin është urgjente dhe kërkon një angazhim të vazhdueshëm qytetar. Lapaj: Kemi 65 ditë në protestë pa ndalim. Jam në protestë gjatë gjithë kohës. Nuk kam qenë në protestën e PD-së; u zhvendosëm pak më tutje. Që në fillim kemi qenë të qartë: kemi dalë në protestë pa logo partiake, vetëm me flamurin...