Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, gjatë fjalës së tij sot në 26 janar e vuri theksin te hendeku mes pritshmërive të qytetarëve pas Reformës në Drejtësi dhe funksionimit aktual të sistemit, veçanërisht në aspektin e llogaridhënies dhe disiplinës së magjistratëve. Teksa uroi institucionet e drejtësisë për një vit të ri gjyqësor me vendimmarrje të drejta dhe të pavarura, Lamallari theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë “dy anë të së njëjtës medalje” dhe se besimi publik nuk mund të ndërtohet pa një balancë reale mes tyre. Në fokus të kritikave të ministrit ishte Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për të cilin ai deklaroi se nuk po përmbush siç duhet misionin kushtetues për garantimin e standardeve të larta...