‘Ky Parlament po bëhet i çmendur’, Boçi akuza Peleshit: Projektligjet duan debat, s’mund të kalohen të 19-ta në 1 ditë
Kuvendi mban seancën e radhës plenare me 19 projektligje në diskutim dhe 22 pika në rend dite në total. Pikërisht kjo ngarkesë u bë shkak që seanca të hapej nga deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili akuzoi mazhorancën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi se po çmend hapësirën e Kuvendit me këtë ngarkesë të paargumentuar. Ai shtoi se Kuvendi po çmendej dhe kjo nuk ishte normale, ndërsa propozoi edhe shtimin e seancave me qëllim që projektligjet të shqyrtoheshin me radhë dhe me kujdes. “Ky Kuvend po kthehet në hapësirë të çmendur. Ky parlament po bëhet i çmendur dhe qesharak. 19 projektligje brenda një seance është sa për të kaluar radhën, sa për të gënjyer shqiptarët. Kjo është për ta bukos parlamentin, për t’i...
Burimi:
sot.com.al