Kuvendi zvarrit heqjen e imunitetit për Ballukun, PD akuzon Ramën se po përdor strategji për të shpëtuar zëvendësen…
Grupi parlamentar i Partisë Demorkatike ka reaguar dje ashpër pasi Kuvendi njoftoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Imunitetit, ku do të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Ballukut. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PD thotë se kjo zvarritje, si nga Kushtetuesja dhe nga Kuvendi, është strategji për të bllokuar SPAK. Sipas PD, Balluku po mbrohet me urdhër të Ramës që të mos arrestohet (prangoset). “Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka...
Burimi:
sot.com.al