Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar analizën për zbatimin e buxhetit të vitit 2025, ku rezulton se shpenzimet kryesore të Kuvendit për vitin e kaluar, lidheshin me pagat dhe përfitime të tjera financiare të sanksionuara në “statusin e deputetëve”. Nga të dhënat e publikuara rezulton se 66% e buxhetit të Kuvendit shkon për pagat e deputetëve dhe të pjesës tjetër të stafit. Ndërsa për përfitimet financiare që burojnë nga statusi i deputetit shkojnë 44.2 % e totalit të shpenzimeve operative të institucionit, ose 200 milionë lekë. Në këto shpenzime përfshihen rimbursime për karburant, dieta brenda vendit, shpenzime telefonike, honorarë për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe mbulimin e qirasë së banimit për deputetë që nuk jetojnë në Tiranë. Këto shpenzime konsiderohen si përfitime financiare shtesë...
Burimi:
javanews.al