Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

Zhvillimet e seancës së kësaj të enjteje i komentoi analisti Frrok Çupi, i cili tha se Sali Berisha është personi, i cili nuk ka votuar asnjë rezolutë në mbështetje të Kosovës. Ai pohoi se Berisha ka shkuar më tej, duke lobuar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas Çupit, Berisha ka përndjekur aktivistët e UÇK-së në Shqipëri, me porosi e urdhër të Beogradit. Më tej, ai theksoi se shërbimi sekret duhet të veprojë pasi siç u shpreh Çupi, Sali Berisha po përdoret kundër interesit kombëtar. “Nuk ka votuar asnjë rezolutë pro Kosovë, që nga Konferenca e Rambujesë, që përfundimisht u vendos që Kosova të çlirohet nga forcat e NATO, Këtë rezolutë nuk e ka pranuar dhe votuar. Nuk e ka pranuar që Kosova të fitojë...