Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi sot seancën plenare duke theksuar se diskutimet do të fokusohen tek çështjet e evidentuara nga zgjedhësit, si dhe tek pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike. Në nisje të seancës, Peleshi njoftoi se janë depozituar 4 projektligje nga Këshilli i Ministrave dhe 3 nga deputetët, si edhe pesë kërkesa për interpelancë dhe një kërkesë për pyetje. Ai shtoi se diskutimet e sotme pasojnë javën e veprimtarive njohëse me zgjedhësit. Peleshi u shpreh gjithashtu se diskutimet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, me një kohëzgjatje jo më shumë se 4 orë, e ndarë mes shumicës dhe pakicës, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare. Kujojmw se Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Nënkryetari i Komisionit për...
Burimi:
javanews.al