KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes
Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, e cila pritet të shoqërohet me diskutime dhe debate, pasi në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca dhe një seancë pyetje–përgjigje mes deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve të seancave të datave 27 janar dhe 3 shkurt 2026, si dhe me njoftimet përkatëse. Në vijim, do të zhvillohen dy interpelanca me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara përkatësisht nga deputeti Erald Kapri dhe deputetja Erisa Xhixho. Po ashtu, është parashikuar një seancë pyetje–përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, me kërkesë të deputetit Erion Braçe. Në seancën e sotme pritet diskutimi e më pas miratimi edhe i disa projektligjeve të rëndësishme. Deputetët do të...
Burimi:
javanews.al