Kuvendi deklaratë për UÇK, Hasani: Mbështetje e plotë! Lufta për liri s’mund të barazohet me krimet genocidale

Kuvendi deklaratë për UÇK, Hasani: Mbështetje e plotë! Lufta për liri s’mund të barazohet me krimet genocidale

Në seancën e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, ministri Igli Hasani deklaroi qëndrimin e qeverisë shqiptare për çështjen e ish krerëve të UÇK që qëndrojnë prej 5 vitesh në paraburgimin e Hagës. Hasani tha se shpreh shqetësim të thellë për kërkesën përfundimtare ndaj drejtuesve të UÇK duke thënë se janë në mbështetje të plotë ëpr ish krerët Thaçi, Selimi, Krasniqi. “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në ushtrimin e kompetencave dhe rolit të saj, shpreh shqetësimin e thellë për kërkesën përfundimatare ndaj drejtuesve të UÇK-së, Thaçit, Krasniqi, Veselit e Selimit. Theksojmë se UÇK ishte një lëvizje legjitime që luftoi për liri e dinjitet në përputhje me parimet e së drejtës. Vërejmë se po sjell një shtrembërim duke barazuar luftën për liri me krimet e...