“Kuvendi bunker personal i Ramës”, Këlliçi bën deklaratën e fortë: Pas Ballukut, radhën e ka…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në një “bunker personal” për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe për të shpëtuar bashkëpunëtorët e tij të afërt, si në rastin e ministres Belinda Balluku. Gjatë një interviste televizive, Këlliçi denoncoi atë që e cilësoi si kapje të institucioneve dhe përdorim selektiv të drejtësisë për qëllime politike. Sipas deputetit demokrat, rasti i ministres Balluku ishte një “test kritik” për integrimin europian të vendit, një test në të cilin qeveria dështoi. Ai theksoi se kryeministri Rama injoroi mesazhet e qarta të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë ato të kreut të Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, duke zgjedhur të...
Burimi:
sot.com.al