Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoqëruar me debate, pas PS nuk pranon kërkesën e PD për zhvillimin e mocionit me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e qytetarëve. “Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete”, mësohet të ketë thënë deputetja demokrate, Jorida Tabaku. “Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po...