“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin
Avokati Gentian Romani, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News ‘Kushtetuesja’ ka përmbysur shpresat e SPAK lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, situata është përmbysur. Prokuroria e posaçme kërkon të mos krijohet asnjë precedent nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë situatë. Çdo komunikim që do përftohet nga këto telefona nëse nuk ka heqje të imuniteti nga ana e Kuvendit është e pavlefshme. Nëse nuk ka heqje të imuniteti të zonjës Balluku nuk mund të përdoret. Nuk e di se si Gjykata e Posaçme ka arritur në këtë qëndrim. Prokuroria e Posaçme dhe çdo prokurori tjetër ka të drejtë të paraqesë edhe prova të pavlefshme…”, tha avokati. Gjithashtu gjatë intervistës ai tha se SPAK ka mbledhur prova...