Kushtetuesja i përgjigjet opozitës: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur! Shqyrtimi në seancë publike më 22 janar
Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat publike që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me një gjoja vendimmarrje apo votim të saj për pezullimin e masës “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut. Sipas Gjykatës, çdo pretendim se është ndjekur një procedurë apo se ka pasur rezultat votimi për pezullimin e vendimeve të GJKKO-së është tërësisht i pavërtetë. Çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim të marrë. Gjykata Kushtetuese sqaron se më 22 janar 2026 do të zhvillohet seanca plenare publike, ku do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Kryeministri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Kuvendit, SPAK dhe GJKKO-së si palë të interesuara. Në deklaratë, Gjykata u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe...
Burimi:
javanews.al