“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë
Pas muajsh punimesh, dyert e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë janë hapur sërish. Këtë herë me ambiente të reja, moderne dhe gati për 650 nxënës e mësues. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Sipas Ramës, projekti është realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë. Shkolla ofron kushte moderne mësimi, me hapësira të bollshme dhe ambiente të konceptuara sipas standardeve të mësimdhënies në epokën digjitale. Në postimin e tij, kryeministri thekson se godina e re nuk shërben vetëm për procesin mësimor, por edhe për sporte, arte dhe veprimtari të ndryshme kreative, duke krijuar një mjedis më frymëzues për nxënësit dhe mësuesit. Postimi mbyllet me urimin që shkolla e re të shfrytëzohet sa më mirë...
Burimi:
javanews.al